Aktualitet

Shtyhet mbledhja për SPAK në KLP, largohet Gent Ibrahimi. Cani: Mi prutë letrat jashtë orarit zyrtar!

21 Tetor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Shtyhet mbledhja për SPAK në KLP, largohet Gent Ibrahimi. Cani: Mi

TIRANË- Ishte parashikuar që të diskutohej lidhur me ngritjen e SPAK, (Njësia e Posaçme e Hetimit të Zyrtarëve të Korruptuar), por është shtyrë për të disatën herë, mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Shkak për shtyrjen është bërë një debat midis anëtarëve të KLP dhe kryetarit Gent Ibrahimi.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se anëtari i KLP, Besnik Cani është ankuar se materialet për mbledhjen e ditës së sotme, i janë dorëzuar ditën e premte jashtë orarit zyrtar, e për rrjedhojë nuk ka mundur dot që t’i shqyrtojë.

“Dokumentet e mbledhjes së sotme, m’u dorëzuan të premten jashtë orarit zyrtar. S’kam mundur dot që t’i shqyrtoj”,-është shprehur Cani, duke kërkuar shtyrjen e seancës.

Pas kësaj deklarate, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi është larguar nga mbledhja, e cila është shtyrë për një tjetër ditë.

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani gent ibrahimi ngritja e spak sherr tek klp besnik cani gent ibrahimi ngritja e spak sherr tek klp

Sondazh

Poll