Politike

‘Jo’ për negociatat, Basha: Zaev iku…ky s’lëshon pushtetin, në Evropë shkohet me standarde

21 Tetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
‘Jo’ për negociatat, Basha: Zaev iku…ky

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi sot largimin e qeverisë, si edhe përmendi rastin e qeverisë Zaev për moshapjen e negociatave. Basha tha se Zaev u largua, por Rama nuk bën të njëjtën gjë duke mbajtur peng vendin.

Lulzim Basha: Për hapjen e negociatave u shtuan kushtet. Tregon se qeveria ka bërë hapa pas. Kapja e institucioneve dhe pabarazisë para ligjit ka bërë që shqiptarët të largohen nga vendi në mënyrë masive. Vënia para drejtësisë e të korruptuarve janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Këto s’janë probleme të BE, por të qeverisjes së tij. Krejt ndryshe paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnjë kusht, dhe mbështjeje unanime me përjashtim të vendit. Megjithatë, kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qeveria jonë, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin në dëm të popullit. Ne kemi vetëm një rrugë, ajo është rruga evropiane. Evropa refuzoi Ramën, jo Shqipërinë. Ky mesazh ka qenë edhe më i qartë nga Gjermania. Në Evropë shkohet duke ndërtuar standardet evropiane në vendin tënd. Por kjo s’i intereson Ramës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në lulzim basha dështojnë negociatat me be-në lulzim basha

Sondazh

Poll