Politike

I kërkoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk: S’është faji i Shqipërisë që nuk u hapën negociatat

Në një deklaratë Basha u shpreh se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë’, dhe për këtë kërkoi largimin e Edi Ramës.
Featured image of article: I kërkoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk: S’është faji i Shqipërisë që nuk u hapën negociatat Foto e publikuar nga Edi Rama

TIRANË- Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës për deklaratat e tij të bëra nga selia e PD.

Në një deklaratë Basha u shpreh se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë’, dhe për këtë kërkoi largimin e Edi Ramës.

Po Kryeministri ka zgjedhur që i përgjigjet duke cituar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. “Pati unanimitet për negociatat. Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, është ky citimi i zgjedhur nga Rama. Numri një i qeverisë duke publikuar këto qëndrimet, nuk ka bërë asnjë koment

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut. Basha tha se Europa refuzoi Ramën dhe jo Shqipërinë. Kryeministri pas mbledhjes së Kryesisë së PS u shpreh se ai nuk do largohet dhe do vijojë punën si më parë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment