Aktualitet

FOTOT/ Pasi i dha tokën, Bashkia i jep edhe rrugën ndërtuesit të kulëls 35 katëshe

21 Tetor 2019, 09:38 Nga DOSJA
FOTOT/ Pasi i dha tokën, Bashkia i jep edhe rrugën ndërtuesit

TIRANË- Pasi banorët autoktonë u shpërngulën me dhunë nga Bashkia e Tiranës, pasi u tha që do bëhet nënstacion elektrik dhe u dha për kullë 35 kate, tani Bashkia i ka vënë në dispozicion një korsi makinash dhe korsinë e biçikletave. Kjo që po ndodh pas Hotel Tirana, është kulmi i fyerjes së publikut, kulmi i shpërdorimit të pushtetit dhe sigurisht kulmi i nënshtrimit të një populli.

Këto foto, tregojnë se si klienti i Rilindjes, ka rrëmbyer me ndihmën e Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, gjysmën e rrugës pas Hotel Tiranës, vetëm për të ndërtuar kullën e tij. Trafiku, pluhuri zhurma në mes të Kryeqytetit, shkatërrojnë jo vetëm banorët që paguajnë taksat më të larta aty, por të gjithë ata që duhet ta përdorin rrugën dhe janë të detyruar tani të presin në trafikun e organizuar prej korrupsionit prepotent në mes të Tiranës.

Në një shkrim të Birn, është denoncuar se si Bashkia u vu në shërbim të bizensemenit-klient të saj, që ai të mos paguante koston e vërtetë të tokës dhe shtëpive autoktone tiranase, por ta merte falas tokën. Pretendimi për nënstacionin elekrik ra menjëherë sa u pa se nënstacioni zuri vetëm 30 për qind të tokës së shpronësuar. Sot, kur është e qartë se Bashkia grabiti për interes të një biznesmeni, jo vetëm që nuk fshihet më, por u merr qytetarëve edhe rrugën e bërë me taksat e tyre. Me paratë e qytetarëve prish jetën e qytetarëve. Përderisa e pranojnë, do të bëhet më keq.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia i jep edhe rrugën ndërtuesit kulla tek hotel tirana kullat ne tirane zaptimi i rruges tek hotel tirana bashkia i jep edhe rrugën ndërtuesit kulla tek hotel tirana kullat ne tirane zaptimi i rruges tek hotel tirana

Sondazh

Poll