Sport

Al-Khelaïfi për shortin e Champions League: "Është një grup shumë i fortë"

Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG, beson se klubi i tij ka tre kundërshtarë të mëdhenj me Dortmundin, Milanin dhe Newcastle. Por ai ka besim...

1 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi për shortin e Champions League: "Është

FRANCE - Pas shortit për Champions League, ku PSG bën pjesë në një grup me Dortmundin, Milanin dhe Newcastle, Nasser al-Khelaïfi, presidenti i skuadrës pariziene, ka reaguar për shortin. 

Ai e njeh vështirësinë, por mbetet ambicioz: “Është një grup shumë i fortë. Lojtarët, stafi, trajneri pëlqejnë të luajnë ndeshje të mëdha. Është gjithashtu e mrekullueshme për ju mediat, është një motivim për të gjithë. Kjo do të na detyrojë të jemi gati menjëherë, të jemi profesionistë. Këtë sezon, ne mendojmë se ka diçka ndryshe, me stilin e lojës sulmuese që na pëlqen”. 

Më tej, ai do të vazhdonte: “Jemi të lumtur që luajmë gjashtë ndeshje të shkëlqyera kundër klubeve të mëdha. Ky është një lajm i mirë për ne që të jemi të përgatitur. Është një epokë e re për klubin. Trajneri po bën një punë fantastike. Kjo është ajo që ne duam.”

I pyetur për dëshirën e tij për të pasur lojtarë të tjerë para përfundimit të afatit kalimtar, ai u përgjigj: “Kemi edhe 24 orë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll