Sport

‘E qara’ që nuk ndalet, kërkohet respekt

Galaja e UEFA-s, një tjetër fokus kritikash ndaj Rubiales

1 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
‘E qara’ që nuk ndalet, kërkohet respekt

MONACO - Edhe gala e UEFA-s ishte një zhurmë. As përpjekja për rifillimin e RFEF-it dhe as pezullimi i Luis Rubiales nga FIFA, nuk i kanë qetësuar ujërat. Futbolli i femrave nuk do të dorëzohet, nuk do të japë një afat, nuk do të harrojë atë që ndodhi në Sydney, apo çfarë ka ndodhur që atëherë. As një hap prapa. 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s (ku Luis Rubiales është nënkryetar) pas shortit të Champions League u bë skena e një pretendimi të ri, me Aitana Bonmatí dhe Sarina Wiegman, lojtarja dhe trajnerja më e mirë e vitit, duke marrë fjalën.

"Këto nuk janë kohë shumë të mira për futbollin spanjol. Ne sapo e kemi fituar Kupën e Botës, por nuk po flitet shumë për të, sepse kanë ndodhur gjëra që nuk do të doja t'i lija," tha Aitana në një fjalim të përgatitur dhe pa të metë në të cilën ajo kujtoi Jennin dhe të gjithë 'Jenninët':

"Si shoqëri nuk mund të lejojmë abuzimin e pushtetit në një marrëdhënie pune, si dhe mosrespektimin. Dua të kujtoj Jennin dhe të gjitha gratë që po kalojnë të njëjtën gjë: ne jemi me ju. Duhet të vazhdojmë të punojmë që kjo shoqëri të përmirësohet”.

Fjalimi i duartrokitur i Aitanës për Jenni Hermoson, u pasua nga fjalët e trajneres angleze, Sarina Wiegman: "Ajo që ndodhi në ekipin spanjol më ka lënduar shumë, jam lënduar si trajnere dhe nënë e dy vajzave. Ata meritojnë të festojnë dhe meritojnë të dëgjohen,"- tha ajo.

Më shumë se 250 orë pas dhënies së medaljeve, zhurma nuk ndalet. Dhe pa qenë shumë i qartë për hapat e ardhshëm apo për atë që do të ndodhë, pasiguria nuk ndihmon për të mbyllur një çështje që vazhdon të jetë në buzët e të gjithëve. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll