Aktualitet

Ishin duke bërë turin Karaburun-Sazan, u helmuan në anije/ Drejtoresha e Spitalit Vlorë: Janë fëmijë polakë, gjendja e tyre e mirë

Policia dhe AKU kanë shkuar në spital, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast.

25 Gusht 2023, 20:44 Nga m.s
Ishin duke bërë turin Karaburun-Sazan, u helmuan në anije/
Urgjenca e Vlores

VLORE- 70 turistë kryesisht polakë por edhe pushues shqiptarë janë helmuar teksa ishin duke bërë guidën turistike në turin Karaburun-Sazan. Mes tyre ka edhe fëmijë të mitur, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Në spital kanë shkuar 20 turistë, dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Këtë e konfirmon drejtoresha e Spitalit të Vlors, Bruna Mersini, ndërsa thekson se të shtruar janë fëmijë polakë të moshës 15-vjeç.

Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini është prononcuar për mediat për helmimin e 20 fëmijëve polakë që u paraqitën në spitalin e Vlorës.

“Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë", tha Mersini.

Sipas saj, gjendja e tyre është e mirë. Turistët janë helmuar nga ushqimi në anije. Policia dhe AKU kanë shkuar në spital, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast.

vlore turistet helmim

Sondazh

Poll