Aktualitet

Vlorë/ Helmohen 70 turistë të huaj dhe shqiptarë, përfundojnë në spital me të vjella

70 turistë të juaj dhe shqiptarë janë helmuar nga ushqimi në një anije, ndërsa kanë qenë duke bërë turin Karaburun-Sazan.

25 Gusht 2023, 19:51 Nga m.s
Vlorë/ Helmohen 70 turistë të huaj dhe shqiptarë,
Urgjenca ne Vlore

VLORË- 70 turistë të juaj dhe shqiptarë janë helmuar nga ushqimi në një anije, ndërsa kanë qenë duke bërë turin Karaburun-Sazan. Turistët kanë pësuar intoxikacion alimentar, ndryshe helmim.

Rreth 20 turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës. Mësohet se 5 fëmijë janë shtruar në Pediatri.

Burime bëjnë me dije se në total janë 70 persona. Pjesa më e madhe janë adoleshentë dhe fëmijë, ku shumica e tyre, me origjinë polake.

Pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia.

 

vlore helmohen nga ushqimi

Sondazh

Poll