Aktualitet

Ishte dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut, shembet ura në Gramsh sapo kaluan autobusët e linjës, izolohen disa fshatra

Ditë më parë, një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor, si dhe prodhimet bujqësore.

25 Gusht 2023, 18:28 Nga m.s
Ishte dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut, shembet ura në
Ura e shembur

GRAMSH- Një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke izoluar kështu disa fshatra.

Ura është shembur pak minuta pasi autobusët e linjave kanë kaluar mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Ditë më parë, një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor, si dhe prodhimet bujqësore.

shembet ura gramsh

Sondazh

Poll