Aktualitet

Me pushime te gjyshja në Shqipëri/ Vdes vogëlushja italiane 19-muajshe, dyshohet se u infektua me COVID-19 nga prindërit disa ditë më parë

Në fakt familja e vogëlushes ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive.

25 Gusht 2023, 19:50 Nga a.l
Me pushime te gjyshja në Shqipëri/ Vdes vogëlushja italiane
Soleil Andolfi

ITALI- Një lajm i rëndë mbërriti orët e fundit nga Shqipëria dhe tronditi të gjithë komunitetin e Centobuchi, një fshat në komunën Monteprandone. Vogëlushja Soleil Andolfi vetëm 19 muajsh vdiq papritur, ndërsa ishte me familjen e saj tek gjyshërit e saj nga nëna. Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh. Në fakt familja e vogëlushes ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive, shkruajnë mediat italiane. 

Në momentin që Soleil filloi të përkeqësohej, ajo u transportua në spital ku nuk mund të bënin asgjë dhe ajo vdiq.  Ajo që supozohej të ishte një festë është kthyer në një makth.

Vetëm një vit e gjysmë dhe vogëlushja vdiq para syve të prindërve të saj Lorinda dhe Alessandro. Familja kishte jetuar për disa vjet në Centobuchi në via Borgo Nuovo së bashku me dy fëmijët e tjerë. Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht. Në orën 16.30 varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis. Analizat do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes.

soleil andolfi

Sondazh

Poll