Aktualitet

Zjarri në Shpirag drejt izolimit/ 50 trupa të FA dhe helikopteri “Cougar” angazhohen për shuarjen e flakëve

Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura.

25 Gusht 2023, 18:19 Nga m.s
Zjarri në Shpirag drejt izolimit/ 50 trupa të FA dhe helikopteri
nderhyrje nga ajri per shurjen e flakeve

BERAT- Zjarri në malin Shpirag të Beratit është vënë në kontroll këtë pasdite, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga toka dhe nga ajri. Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura. Helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë, që në orët e para të ditës.

"Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri".

zjarr mali i shpiragut

Sondazh

Poll