Aktualitet

EMRI+FOTO/ Po kthehej me motor nga puna, 36-vjeçari shqiptar nga Shkodra vdes në aksidentin në Itali

Kola me origjinë nga Shkodra ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’. 

25 Gusht 2023, 19:28 Nga a.l
EMRI+FOTO/ Po kthehej me motor nga puna, 36-vjeçari shqiptar nga Shkodra
Armando Kola

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari shqiptar të identifikuar me emrin Armando Kola.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Provaglio d’Iseo, Breshia rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Kola me origjinë nga Shkodra ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’. 

Edhe pse autoambulanca nuk u vonua vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend. Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por shpëtoi pa dëmtime. 

armando kola

Sondazh

Poll