Aktualitet

Mori peng 13 emigrantë në Greqi, gjykata greke merr vendimin për shqiptarin dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Ndaj biznesmenit shqiptar Astrit Tota dhe dy personave të tjerë është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie", si dhe u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.

25 Gusht 2023, 17:43 Nga m.s
Mori peng 13 emigrantë në Greqi, gjykata greke merr vendimin për
emigrantet

GREQI- Autoritetet greke kanë caktuar masën e sigurisë për tre shtetasit, të cilët rrëmbyen në kamion 13 emigrantë, pasi i akuzonin për zjarrvënie. Ndaj biznesmenit shqiptar Astrit Tota dhe dy personave të tjerë është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie", si dhe u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.

Shkrimi nga mediat greke 

Tre të arrestuarit për çështjen e ndalimit të paligjshëm të 13 emigrantëve në një rimorkio në Evros, u është caktuar masa "arrest shtëpie", pas rrëfimit të tyre në Prokurori.

Mes hetuesit dhe prokurorit ka pasur mosmarrëveshje lidhur me vendimin për paraburgim apo jo, ndaj fati i tyre pritet të vendoset brenda pesë ditëve nga këshilli gjyqësor kompetent. Deri atëherë, atyre u është caktuar masa e "arrestit shtëpiak", ndalimi i daljes jashtë vendit dhe heqja e pasaportave.

Sipas propozimit të Prokurorisë, aktakuza që i atribuohet tre të arrestuarve ka të bëjë me nxitjen për kryerjen e krimeve, akteve të dhunës apo mosmarrëveshjeve me motive racore në kombinim me grabitje me motive racore së bashku, dhe bashkëpunim dhe ekspozim në rrezik, ndërsa pronari i mjetit akuzohet për kategoria e shkeljes së ligjit për të dhënat personale.

greqi emigrante pengmarrje

Sondazh

Poll