Aktualitet

“Legen”, kreu i Emergjencave Civile shpërthen me fjalor rruge ndaj qytetarit (VIDEO)

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përdorur një fjalor banal kundrejt një qytetari, i cili kërkonte të dinte se përse nuk i kishin hapur rrugët për të kaluar forcat zjarrfikëse, pasi po i digjej ullishtja.

25 Gusht 2023, 19:27 Nga m.s
“Legen”, kreu i Emergjencave Civile shpërthen me fjalor
Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përdorur një fjalor banal kundrejt një qytetari, i cili kërkonte të dinte se përse nuk i kishin hapur rrugët për të kaluar forcat zjarrfikëse, pasi po i digjej ullishtja.

Ky rast i është përcjellë redaksisë së “Dosja.al”, ku dëgjohet Haki Çako që ti përgjigjej ashpër qytetarit, i cili kërkonte të dinte se çfarë do të bëhej me tokën e tij.

Por kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ia ka prerë shkurt, e madje përdor një fjalor aspak etik: "Mo më ça trapin mua! Legen”.

Qytetari që denoncon me zë e figurë, mjaft i indinjuar pretendon se klasa politike shfaqet vetëm në kohë fushate, dhe se nuk janë për qytetarët kur ata hasen me problematikat nga më të ndryshmet.

 

haki Çako

Sondazh

Poll