Aktualitet

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut, arrestohet 27-vjeçari

Specialistët e Forcës së Posaçme "Shqiponja" arrestuan në flagrancë shtetasin D.Sh., 27-vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak. 

25 Gusht 2023, 17:13 Nga m.s
Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut, arrestohet
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona"

DURRËS- Në sajë të operacionit të koduar “Zona", është vënë në pranga një 27-vjeçar i cili shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Shijakut. Specialistët e Forcës së Posaçme "Shqiponja" arrestuan në flagrancë shtetasin D.Sh., 27-vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak. 

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi D. Sh., u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular.

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut, arrestohet

Njoftimi nga policia 

Shijak, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona", në vijim të operacioneve kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Shijakut, kapet në flagrancë dhe arrestohet 27-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari, dhe një celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar "Zona". Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Forcës së Posaçme "Shqiponja" arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 27 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak.  Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi D. Sh., u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

shijak kokaine

Sondazh

Poll