Aktualitet

Fshihnin kanabisin në makinë, policia arreston dy italiane në Kakavijë

Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetaset me inicialet L. C., 33-vjeçe dhe E. I., 29-vjeçe, banuese në Romë.

25 Gusht 2023, 16:32 Nga m.s
Fshihnin kanabisin në makinë, policia arreston dy italiane në
foto ilustruese

Dy shtetase nga Italia janë arrestuar sot në Kakavijë, pasi fshihnin kanabis në mjetin e tyre. Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetaset me inicialet L. C., 33-vjeçe dhe E. I., 29-vjeçe, banuese në Romë.

Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kakavije arrestime rome

Sondazh

Poll