Aktualitet

Himarë/ Muzikë të lartë në mesnatë në lokalin e tij, 33-vjeçari nën hetim

Nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33-vjeç, banues në Tiranë

25 Gusht 2023, 16:23 Nga m.s
Himarë/ Muzikë të lartë në mesnatë në lokalin
Policia sekuestron pajisjet

HIMARË- Një 33-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka vënë në mesnatë muzikë të lartë në lokalin që kishte në pronësi në Himarë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33-vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth. Për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Njoftimi nga policia 

Himarë/Vijojnë kontrollet gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë mesnatës, për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimin e banorëve/pushuesve. Vuri në mesnatë, muzikë të lartë, në lokalin që kishte në pronësi, procedohet penalisht 33-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Në vijim të kontrolleve të kryera në bazë të kallëzimeve të qytetarëve/pushuesve, për muzikë tejet të lartë dhe pas orarit të përcaktuar, në lokale në qytet apo në zonë bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth. Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

himare muzike e larte

Sondazh

Poll