Dështimi i negociatave/ Manjani i del në krah Macron-it: Tha të vërteta që dhembin, rilindasit lum fekalesh
19 Tetor 2019, 10:20Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dalë në mbrojtje presidentit Emannuele Macron, lidhur me qëndrimin e Francës kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Manjani thekson se Macron dje tha disa ‘të vërteta gjer në dhimbje’. Sipas Manjanit pa u ndarë nga bashkëjetesa me mashtrimin, nuk ka Europë.
REAGIMI I Ylli MANJANIT:
Çfarë tha Macron që të “meritojë” gjithë këtë lum fekalesh që lëshojnë rilindasit?! Ai tha: “me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend…”
Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje. Pa dyshim ju foli në fakt edhe Hahn-ërve, Mogheri-ërve, Junk-erve, Tursk-ërve, Knut-ërve e mutsihave të burokracisë së Brukselit që mbyllin sytë kur duhet ti hapin. Që duhet të japin pasqyrë të qartë të realitetit. Macron në fakt, tha shumë më pak se çka thënë Parlamenti i Holandës dhe i Gjermanisë. Qamet më pak! Kryeministri i Italisë erdhi këtu në Tiranë e tha më shumë sesa Macron. Ai tha se si Edi Rama gënjen sa ka kokën. Edhe ja tha mu në sy e faqe kamerave. Por Macron është i keqi sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë. Franca është njëri prej dy vendeve që themeluan Bashkimin Europian që shohim sot. Pa dyshim që fjala e saj është historikisht po aq me peshë sa fjala Gjermanisë. Qepini ato hale e kuptoni se nuk na e ka fajin askush, pse pranojmë të mashtrohemi për ditë! Pa u ndarë nga bashkjetesa me mashtrimin nuk ka Europë.
Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë– Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama pas dështimit të negociatave me BE-në.Berisha është shprehur se Rama është ...
Tiranë- Pas fotos së gruas së Macron, ka reaguar sërish gazetari Dritan Hila, këtë herë për çështjen e dështimit të negociatave. Ai është kapur me Franc...
Tiranë- Edhe zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Por ai është ndaluar në këtë reagim me...
Tiranë– Pas dështimit të negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, DASH në reagimin e tij theksoi se janë të zhgënjyer që Këshilli Evropian n...
TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka komentuar gjithashtu dështimin me çeljen e negociatave me BE-në. Me anë të një statusi në T...
BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp në Bruksel pas përfundimit të Samitit, tha se ishte një Këshill me një axhendë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij ka sulmuar dhe Komisionin Evropian. Kreu i PD u shpreh se vendet anëtare kanë mosbesim ...
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha, në konferencën e tij për mediat ka ironizuar dhe mjekrën e lënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, Rama e ka lënë mj...