Politike

‘Mirëmëngjesi Evdin’, Sali Berisha mesazh Ramës: Dielli lindi sot prapë, por pas Enverit je monstra e dytë e kombit shq

19 Tetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
‘Mirëmëngjesi Evdin’, Sali Berisha mesazh Ramës:

Tiranë– Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama pas dështimit të negociatave me BE-në.

Berisha është shprehur se Rama është monstra e dytë më e zezë e  vendit, pas Enver Hoxhës.

“Mirëmëngjes Edvin! Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit ti Edvin del në dritën e tij si monstra e dytë me e zeze e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës! Ai e bllokoi per 46 vite kurse ti, nisur nga këshilltaret e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh! Misioni yt o monstër pas bllokimit pa asnjë datë  të negociatave mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët! “, shkruan Berisha.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama sali berisha dështojnë negociatat me be-në edi rama sali berisha

Sondazh

Poll