Politike

“I bëjmë punët tuaja duke u diskriminuar”/ Braçe ‘shpërthen’ kundër Macron: S’na njeh hiç, madje na keqpaguani

19 Tetor 2019, 07:35 Nga DOSJA
“I bëjmë punët tuaja duke u diskriminuar”/

Tiranë- Edhe zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.  Por ai është ndaluar në këtë reagim me  presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Braçe thekson se kush pretendon se i njeh shqiptarët prej azilantëve, atëherë nuk i njeh hiç.

Reagimi i plotë

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,

zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,

aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,

ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,

zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,

zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund!

Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi

qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,

nuk na njeh hiç;

duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,

por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA,

MADJE ME TE RENDAT,

MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në erion brace dështojnë negociatat me be-në erion brace

Sondazh

Poll