Sport

VIDEO/ Goli i diskutueshëm i Bellingham që barazoi 1-1! Anglezi prek topin me dorë…

Anglezi ishte në një pozicion shumë të dyshimtë dhe duket se e ka kontrolluar topin me dorë

19 Gusht 2023, 20:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Goli i diskutueshëm i Bellingham që barazoi 1-1! Anglezi prek

SPANJE - Polemika në ndeshjen Almería-Real Madrid për shkak të golit të barazimit të Jude Bellingham. Lojtari anglez ka përfituar nga një top i vdekur, pasi ka qenë në një pozicion të dyshimtë në minutën e 18-të.

Sipas VAR-it ishte Akieme ai që theu pozicionin jashtë loje, por gjëja më e diskutueshme është një prekje e mundshme me dorë e Bellingham në momentin e kontrollit të topit.

Në një nga përsëritjet shihet se topi i godet krahun para gjuajtjes. Vetë Bellingham kishte dyshime për veprimin dhe nuk e festoi shumë golin. Arbitri Sánchez Martínez nuk u njoftua nga VAR për të rishikuar veprimin dhe rezultati shkoi në 1-1.

Lëvizja e diskutueshme vjen vetëm një javë pas lojës së supozuar të Gavit me dorë në Getafe-Barcelona, që Soto Grado pa në VAR dhe që parandaloi një penallti në favor të katalanasve në kohën e dëmtimit. 

Ky veprim shkaktoi protestat e zemëruara të Xavi Hernández, i cili u përjashtua nga fusha në atë lojë dhe që do të duhet të kryejë dy ndeshje të sanksionuara.

Bellingham shton golin e tij të dytë në ligë në dy ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë deri më tani në kampionat.

Për Almeria shënoi Arribas në minutën e 3-të, Bellingham barazoi në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e pare.

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll