Sport

ZYRTARE/ Liverpool shton radhët e ‘Reds’ edhe me një "samuraj"... (video)

Wataru Endo do të marrë numrin e liruar nga Fabinho, i cili u largua në Arabinë Saudite

18 Gusht 2023, 21:56 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Liverpool shton radhët e ‘Reds’ edhe me një

ANGLI - Liverpooli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e japonezit Wataru Endo ardhur nga Stuttgarti gjerman. Nga “Anfield” do të numërohen afro 15 milionë paund për futbollistin 30-vjeçar.

Ai do të marrë fanelën me numrin ‘3’ në shpinë, i cili mbahej nga braziliani Fabinho, i cili është transferuar në Arabinë Saudite.

“Për momentin jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem një klubi të madh, si Liverpool. Ndihem i mrekulluar, është ëndrra ime. Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League në një nga klubet më të mëdha në botë. Kjo është një ëndërr e realizuar për mua”,- ka thënë Endo për faqen e klubit të skuadrës.

Endo mbërrin në “Anfield” pas 4 sezonesh në Shtutgart, ku bëri 133 ndeshje dhe shënoi 15 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll