Sport

ZHGENJIM! Neuer bashkohet me Bayern, kryen një stërvitje me shokët, por…

Neuer mendohej të rikthehej për fillimin e sezonit të ri të Bundesligës, por gardiani ende nuk është gati

18 Gusht 2023, 21:35 Nga DOSJA
ZHGENJIM! Neuer bashkohet me Bayern, kryen një stërvitje me

GJERMANI - Manuel Neuer vazhdon me stërvitjet individuale, pasi iu nënshtrua një operacioni dy javë më parë, njoftoi sot Bayern Munich.

Portieri me përvojë theu këmbën gjatë një pushimi familjar dhjetorin e kaluar dhe humbi të gjithë vazhdimin e sezonit. 

Neuer mendohej të rikthehej në veprim për fillimin e sezonit të ri të Bundesligës. Por raportohet tani se gardiani nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri deri vitin e ardhshëm.

Për momentin, bavarezët kanë si opsion të parë vetëm portierin Sven Ulreich, pasi Jan Sommer dhe Alexander Nübel u larguan përkatësisht te Interi dhe Shtutgarti.

Sot, vonë kampionët e Mynihut nisin mbrojtjen e titullit me një vizitë te Werder Bremen në ndeshjen e raundit të parë të sezonit të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll