Sport

Interi këmbëngulës, i nis Bayernit sërish një ofertë të re për Benjamin Pavard…

“Sky” konfirmoi informacionin, pasi më herët u refuzua oferta e parë e ‘zikaltërve’, e cila ishte 25 milionë euro.

18 Gusht 2023, 21:09 Nga DOSJA
Interi këmbëngulës, i nis Bayernit sërish një

ITALI - Simone Inzaghi ka pohuar se Benjamin Pavard është 'objektivi numër 1 i Interit' në treg, ndaj ‘zikaltrit’ e Milanos e kanë rritur ofertën e tyre në 35 milionë euro për mbrojtësin e Bayern Munichut. “Sky” raporton se oferta e parë e ‘zikaltërve’ ishte 25 milionë euro.

Pavard sigurisht që dëshiron të largohet nga “Allianz Arena” dhe pasi negociatat me Manchester United përfunduan, ai është i bindur se dëshiron të zbresë në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll