Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Luciano Spalletti do të trajneri i ri i Italisë!...

Kontrata është deri në vitin 2026, prezantimi do të bëhet në shtator. Ndeshja e parë kundër Maqedonisë së Veriut

18 Gusht 2023, 20:47 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Luciano Spalletti do të trajneri i ri i

ITALI - Tani është zyrtare: Luciano Spalletti është trajneri i ri i kombëtares së Italisë.  Takimet e fundit mes ish-trajnerit të Napolit dhe presidentit Gravina ishin aq vendimtare saqë njoftimi për pasardhësin e Roberto Mancinit mbërriti pak para orës 20.

Spalletti ka nënshkruar deri në vitin 2026, një horizont kohor që do të përfshijë për rrjedhojë “Euro 2024” dhe Kupën e Botës dy vjet më vonë. Ndeshja e parë në stolin ‘azzurr’ do të jetë më 9 shtator kundër Maqedonisë së Veriut, për kualifikimin në kampionatin e ardhshëm evropian. 

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë detyrën, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe prezantimi zyrtar do të bëhet me rastin e takimit të ‘Azzurrëve’, i planifikuar për ditët e para të shtatorit, në Qendrën Teknike Federale të Covercianos”,- thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit. 

“Ne mirëpresim Spallettin, - deklaroi presidenti i FIGC, Gabriele Gravina. - Kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ai pranoi drejtimin teknik të ‘Azzurrëve’. Entuziazmi dhe ekspertiza e tij do të jenë thelbësore për sfidat që e presin Italinë në muajt e ardhshëm”. 

Spalletti, i cili ka nënshkruar një marrëveshje deri në Kupën e Botës 2026, do të jetë tashmë plotësisht funksional duke filluar nga java e ardhshme për të studiuar thirrjet në fillim të shtatorit.

Natyrisht, mosmarrëveshja ligjore me De Laurentiis mbetet në plan të dytë: në rast se nuk kapërcehet ngërçi, Federata i ka siguruar trajnerit të zgjedhur mbështetjen maksimale. Ditët e fundit, Gravina dhe Spalletti patën mundësinë të trajtonin të gjitha temat e nxehta të negociatave dhe presidenti federal gjeti disponueshmërinë e plotë të trajnerit dhe entuziazmin e madh. U trajtua çështja e rolit të mbikëqyrësit të “bllokut” kombëtar dhe u ra dakord të vazhdohej në rrugën që i ishte përcaktuar Mançinit.

Për sa i përket stafit, ka gjasa që Spalletti të zgjedhë të mbështetet nga bashkëpunëtorët e tij historikë, kryesisht zëvendësi i tij Marco Domenichini dhe trajneri atletik Francesco Sinatti. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet e FIGC-së, ato që u morën para divorcit me Mancinin: pra do të jenë Andrea Barzagli, Antonio Gagliardi dhe Gigi Buffon në krye të delegacionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll