Sport

Me kalimin e Neymar te Al-Hilal, Barcelona është gati të transferojë një tjetër yll, i cili e ka ëndërr të luajë në “Camp Nou”...

Për një transferim të rëndësishëm po punohet në “Camp Nou”! Me kalimin e Neymar në Al-Hilal, Barcelona u kthye te një tjetër yll ndërkombëtar

18 Gusht 2023, 20:00 Nga DOSJA

Me kalimin e Neymar te Al-Hilal, Barcelona është gati të

SPANJE - Barcelona humbi Neymarin në dritaren aktuale të merkatos, me brazilianin që u shit nga PSG te Al-Hilal për 100.000.000 euro, por shpejt u kthye te një tjetër yll ndërkombëtar. Sipas një gazetari të njohur, katalanasit janë afër transferimit të futbollistit që ka deklaruar se ëndrra e tij është të luajë në “Camp Nou”.

Barcelona ka zyrtarizuar tre lëvizje në dritaren aktuale të merkatos. Oriol Romeu mbërriti në “Camp Nou” nga Girona, Ilkay Gundogan nga Manchester City dhe Inigo Martinez nga Athletic Bilbao.
Katalanasit ende duan të forcojnë skuadrën e Xavi-t, ndaj Barcelona me shumë gjasa do të zyrtarizojë disa lëvizje të rëndësishme para fundit të afatit kalimtar.

Me kalimin e Neymar në Al-Hilal, Barcelona është kthyer te një tjetër yll ndërkombëtar dhe tashmë ka nisur negociatat. Gjithçka është zbuluar nga gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio. Sipas tij, drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë syrin Joao Felix, sulmuesit 23-vjeçar, i cili u rikthye në Atletico Madrid pas huazimit te Chelsea.

Me kalimin e Neymar te Al-Hilal, Barcelona është gati të

Joao Felix nuk është pjesë e planeve të Madridit, ndaj një transferim i ri duket gjithnjë e më i mundshëm. Gianluca Di Marzio zbulon se Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë kanë nisur negociatat për transferimin e Joao Felix dhe bisedimet po ecin në mënyrë të favorshme.  Ndërkombëtari portugez do të mbërrinte në “Camp Nou” edhe në formë huazimi, por edhe grupi i “Wanda Metropolitano” do të zgjedhë me një shumë prej rreth 7.8 milionë euro, sipas burimit të përmendur.

Së fundmi, Joao Felix zbuloi se ëndrra e tij e madhe është të veshë një ditë fanelën e Barcelonës, deklarata që tërhoqën më shumë kritika në internet:

“FC Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të isha i lumtur të bashkohesha me Barçën. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse kjo ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar”,- ka rrëfyer Joao Felix për gazetarin italian Fabrizio Romano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll