Politike

Dështimi i negociatave/ Apeli i Tusk: Mos u dorëzoni, një ditë do të futeni në BE.Juncker: Jam i zhgënjyer

18 Tetor 2019, 13:06 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave/ Apeli i Tusk: Mos u dorëzoni, një

BRUKSEL- Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos dorëzohen, pasi sipas tij e kanë bërë punën e tyre.

Tusk shtoi se është e sigurt që një ditë dy shtetet do anëtarësohen në BE.

 ‘Pjesa më e madhe e vendeve janë pro-hapjes së negociatave, por nuk pati unanimitet. Duhet të arrinim unanimitetin. Do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në maj. Nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ju lutem mos u dorëzoni sepse ju e bëtë punën tuaj. Është e vërtetë që nga njëherë kërkohet shumë kohë për të vendosur. Është e sigurt që një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota”, deklaroi kreu i KE-së Tusk.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Junker tha se është i zhgënjyer në lidhje me rezultatet.

Jean-Claude Juncker: “Jam i zhgënjyer në lidhje me rezultatet. Popujt e dy vendeve janë zhgënjyer nga vendimi për moshapjen e negociatave.”

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në donald tusk jean-claude juncker dështojnë negociatat me be-në donald tusk jean-claude juncker

Sondazh

Poll