Politike

Dështimi i negociatave/ Fajon sulmon ashpër Macron: Ka marrë peng BE-në, lojë e ndyrë politike e Francës

18 Tetor 2019, 09:08 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave/ Fajon sulmon ashpër Macron: Ka marrë peng

BRUKSEL- Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka reaguar sërish për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Tëitter, Fajon ka sulmuar ashpër Macron duke thënë se po luan një lojë të ndyrë duke cënuar besueshmërinë e BE.

Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, shkruan Fajon.

Sot është mbyllur kapitulli i negociatave, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar. Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka konfirmuar lajmin se në samitin e sot¡m nuk do të ketë diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtojne negociatat me be tanja fajon deshtojne negociatat me be tanja fajon

Sondazh

Poll