Politike

SHERRI/ ‘Ik ore byt*qir’, Ralf Gjoni shan Braçen, ky i sulet Vasilika Hysit: Pse i hap mikrofonin këtij pisit moj? (VD)

18 Tetor 2019, 09:43 Nga DOSJA
SHERRI/ ‘Ik ore byt*qir’, Ralf Gjoni shan Braçen, ky i sulet

TIRANË- Seanca e djeshme plenare më shumë sesa një seancë diskutimi për projektligjin për buxhetin faktik të vitit 2019, i përngjau një arene sharjesh mes opozitës së re dhe maxhorancës, ku Ralf Gjoni u përplas me Eduart Shalsin, dhe në debat hyri edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Momenti kur ndodhi sherri kaloi pa u parë nga mediat, por Dosja.al spikati këtë fragment, kur etika e komunikimit në Kuvend është shkelur dhe Ralf Gjoni fyen personalisht Braçen. Zv.kryeministri nuk përmbahet dhe i kthehet edhe zv.kryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, të cilës i kërkon llogari, se pse nuk i jep fjalës Shalsit por ia jep Gjonit.

Replika e plotë:

Vasilika Hysi: Mos diskutoni më për mbiemrat e njëri-tjetrit, urdhëro zoti Shalsi.

Ralf Gjoni: Duhet të kenë respekt kolegët.

Vasilika Hysi: Patjetër që kanë respekt. Më fal zoti Gjoni.  Të gjithë deputetët dhe ministrat duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe etikën në këtë sallë.

Ralf Gjoni: Unë s’fyejta asnjë person me emër. Këta akuzojnë dhe tallen me ne. ik këtej ore bythqi*, pit*rop.

Erion Braçe: S’do merremi me ty 100 herë.

Erion Braçe: Kujt i thua ti more, unë flas për organizatën kriminale.

Ty ça të kam vjedhur ty? Ik ore mbylle gojën.

Ralf Gjoni: Mbylle ti gojën.

Erion Braçe: Pis.

Vasilika Hysi: Kolegë ju lutem uluni. Zoti Shalsi. Zoti Gjoni ju lutem uluni. (merr mikrofonin Gjoni)

Erion Braçe: Përse ia jep fjalën? Pse ia pret fjalën Shalsit?

Vasilika Hysi: Urdhëro, jo si dhashë fjalën. Të lutem mund të jesh më i kujdesshëm. Pushim 5 minuta.

Erion Braçe: E dëgjove që më tha organizatë kriminale, oktapod?

Vasilika Hysi: Pushim 5 minuta.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace ralf gjoni seanca plenare 17 tetor 2019 vasilika hysi erion brace ralf gjoni seanca plenare 17 tetor 2019 vasilika hysi

Sondazh

Poll