FOTO/ Alvin Berisha i kthehet në makth, ambasadori Genti Gazheli mbyll faqen e Facebook pas komenteve të qytetarëve
18 Tetor 2019, 11:04Nga DOSJA
Ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli ka mbyllur faqen e tij në Facebook pas komenteve të dhjetra qytetarëve që i kërkonin llogari lidhur me rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar, që Gazheli refuzoi ta ndihmonte për t’a larguar nga kampi në Siri.
Pas verifikimit që ka bërë Dosja.al, rezulton se Gazheli e ka mbyllur faqen ku qytetarët komentonin, duke mos përballuar dot lumin e komenteve në adresë të tij.
Nuk dihet arsyeja pse Gazheli nuk ka arritur dot që të përballojë komentet e qytetarëve, e aq më pak të japë llogari për to. Ambasadori shqiptar në Turqi, duke se nuk i ka fort mirë punët me kurajon dhe përballjen, dhe rasti i gazetarit të “Le Iene” të cilit i mbylli telefonin në fytyrë, duket se s’është i vetmi. Gazheli, tashmë iu mbyll edhe shqiptarëve faqen e Facebook-ut, për të evituar çdo kontakt me dikë që i kërkon përgjegjësi.
Të gjithë ata që duan të komunikojnë me të, mund të provojnë vetëm këtë profil në FB, i cili i ka shpëtuar vetë-censurës së ambasadorit.
Alvin Berisha është 11-vjeçarishqiptarqë ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.
Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Seanca e djeshme plenare më shumë sesa një seancë diskutimi për projektligjin për buxhetin faktik të vitit 2019, i përngjau një arene sharjesh mes ...
BRUKSEL- Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka reaguar sërish për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.Në një postim në Tëitter,...
TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur se askush nuk mund t’ia ndalë reformat edhe pse negociatat me BE-në kanë dështuar. Në një ...
BRUKSEL- Mbyllet kapitulli i negociatave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështojnë. Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka konfirmuar lajmin se n...
BRUKSEL- Kryeminstri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE.Conte theksoi se mbledhja e djeshme do të mbahet mend...
Tiranë- Në takimin e sotëm të liderëve të 28 vendeve të Europës nuk pati diskutime në lidhje me çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V...
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të BE debatuan mes tensionesh deri në mesnatë lidhur më çështjen e negociatave, Por, ata nuk ishin në gjendje të dako...
KE- Këshilli i Evropës do japë sot vendimin final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë çështje ka folur edhe...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha për medien “Euroactiv” ka deklaruar se Shqipëria ka nevoje për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të rea...
Bruksel- Për çështjen e negociatave “Euroaktiv” shkruan se të njëjtin qëndrim si Franca kanë edhe Danimarka me Holandën.“Në samitin e Këshillit të BE dje...