Aktualitet

Iu gjetën 1.7 kg kanabis në shtëpi, vihet në pranga një 41-vjeçar në fshatin Varibob të Fierit

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 41-vjeçarit K. Y, policia gjeti 1.7 kg kanabis dhe 17 bimë të tjera kanabis të mbjella aty pranë.

15 Gusht 2023, 12:08 Nga k.m.
Iu gjetën 1.7 kg kanabis në shtëpi, vihet në pranga një
Pamje nga kanabisi

FIER- Një 41-vjeçar nga fshati Varibon në Fier është arrestuar për kultivim dhe posedim të kanabisit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 41-vjeçarit K. Y, policia gjeti 1.7 kg kanabis dhe 17 bimë të tjera kanabis të mbjella aty pranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 1.7 kg kanabis u sekuestruan dhe 17 bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar "Paralel", sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa. I implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabis sativës, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe arrestohet 41-vjeçari. Në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Varibob, Policia gjeti dhe asgjësoi nëpërmjet djegies, disa bimë narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Paralel", në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. Y., 41 vjeç, banues në fshatin Varibob.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

operacioni paralel

Sondazh

Poll