Aktualitet

E thërrisnin njëri-tjetrin me nofka/ DETAJE nga vrasja në Bulqizë, 26-vjeçari 'bullizohej' nga komshiu, u vra teksa mbronte kushëririn

Mema kërkonte të goditse kushëririn e Manjatit, por ky i fundit është përpjekur ta mbrojë nga sulmi duke i dalë para autorit i cili e ka goditur 26-vjeçarin me kaçavidë.

15 Gusht 2023, 10:24 Nga a.l
E thërrisnin njëri-tjetrin me nofka/ DETAJE nga vrasja në
Pamje nga vendngjajrja

BULQIZË- Zbardhen detaje nga krimi që tronditi Bulqizën, ku humbi jetën një 26-vjeçar, i identifikuar si Dritan Manjani. Autori i vrasjes Dorjan Mema është vënë në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. 

Manjani dhe Mema jetonin në fshatin Shupenzë dhe prej kohësh dyshohet se kanë patur përplasje verbale, pasi ata e thërrisnin njeri-tjetrin me nofka. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak orë para mesnatës, ku konflikti fillimisht ka nisur në një kafe të zonës. Më pas autori Mema ka shkuar në shtëpinë e fqinjit me kaçavidë për t'u sqaruar, por situata ka dalë jashtë kontrollit. 

Mema kërkonte të goditse kushëririn e Manjatit, por ky i fundit është përpjekur ta mbrojë nga sulmi duke i dalë para autorit i cili e ka goditur 26-vjeçarin me kaçavidë. Si pasojë e plagëve ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. 

dritan manjani dorjan mema

Sondazh

Poll