Aktualitet

Një 75-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Bunë, polumbarët nisin kërkimet

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij.

15 Gusht 2023, 12:00 Nga k.m.
Një 75-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 75-vjeçar dyshohet se është hedhur në lumin Buna dhe është mbytur. Familjarët kanë denoncuar rastin në polici dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Në vendngjarje ndodhen edhe polumbarët e RENEA-s, që kanë nisur tashmë kërkimet për trupin e të moshuarit. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.

shkoder

Sondazh

Poll