Aktualitet

Linjë e dyshimtë interneti për të transferuar të dhëna? AMP kallëzon Forcën e Posaçme Operacionale, hetimet top sekret

Kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.

15 Gusht 2023, 11:09 Nga k.m.
Linjë e dyshimtë interneti për të transferuar të
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore kallëzon në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linje e paautorizuar Interneti.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash. Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin./BW

amp

Sondazh

Poll