Aktualitet

Rikthehet trendi i kamionit/ Trafikantët shqiptarë ‘inaugurojnë’ rrugën e re të kalimit për në Angli...tashmë i 'bien' nga Spanja

Kontrabandistët shqiptarë po sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për 14,000 £ për person si një alternativë përkundrejt transportit me varka të vogla.

15 Gusht 2023, 11:49 Nga k.m.
Rikthehet trendi i kamionit/ Trafikantët shqiptarë
Rruga e re

BRITANI E MADHE- Një rrugë e re është zbuluar për emigrantët që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe. Sipas Telegraph, bandat po ofrojnë të kontrabandojnë njerëz me kamionë nga Spanja në Portsmouth. Kontrabandistët shqiptarë po sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për 14,000 £ për person si një alternativë përkundrejt transportit me varka të vogla.

Kostoja është katërfishi, por rruga është më pak e rrezikshme dhe, nëse është e suksesshme, emigrantët kanë më pak gjasa të kapen dhe të kthehen në Shqipëri. Emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone merren nga Forcat Kufitare, japin informacionet e tyre në zyrën e emigrancionit dhe më rikthehen në Shqipëri.

“Nëse mbërrijnë me një varkë të vogël, ata e dinë se ka të ngjarë të kthehen në Shqipëri. Ata e dinë se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, kështu që ata nuk regjistrohen në Home Office. Për të paguar shumën e madhe të parave për të hyrë në Angli, shumë futen në fermat e kanabisit,”-tha një hetues imigracioni i njohur me tregtinë.

Kjo do të thotë se emigrantët kanë më pak gjasa të identifikohen dhe të deportohen përsëri në vendin nga kanë udhëtuar. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se tërheqja e ekonomisë gri, ku emigrantët mund të fitojnë deri në 100 £ në ditë në ndërtim, mikpritje, lavazh makinash ose si berber, ose 1000 £ në javë si "kopshtar" në një fermë kanabisi është "shumë dërrmuese" për shqiptarët më të varfër. Qindra milionë paund po kthehen në Shqipëri.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll