Aktualitet

PAMJET- Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët

Automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari i identifikuar me inicialet O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari.

15 Gusht 2023, 10:48 Nga k.m.
PAMJET- Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari i identifikuar me inicialet O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, si edhe dy pasagjerë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

PAMJET- Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen
Pamje nga aksidenti

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

elbasan

Sondazh

Poll