Aktualitet

7 muaj i mbyllur brenda “shtëpisë së barit”, dënim me burg për shqiptarin e arrestuar në Britani (EMRI)

Eduart Dida kishte rreth 7 muaj në Angli dhe tha se ishte vënë në punë në fabrikën e drogës me premtimin se do të pastronte borxhet e tij.

15 Gusht 2023, 10:19 Nga k.m.
7 muaj i mbyllur brenda “shtëpisë së barit”,
Eduart Dida

BRITANI E MADHE- Një shqiptar që hyri Angli me një gomone të vogël është burgosur pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi. Sipas mediave britanike, Eduart Dida kishte rreth 7 muaj në Angli dhe tha se ishte vënë në punë në fabrikën e drogës me premtimin se do të pastronte borxhet e tij.

Në shtëpi u gjetën 300 bimë kanabis sativa me vlerë 126,000 £, ndërsa avokati mbrojtës tha se Dida kishte qëndruar brenda shtëpisë prej 7 muajsh dhe dilte vetëm 40 minuta në ditë.

Ai tha para gjykatës se e dinte që puna që do të bënte ishte e paligjshme por tha se nuk kishte rrugë tjetër dhe se nuk kishte si të shlyente borxhin trafikantëve që e dërguan në Britani. Gjykata vendosi ta dënojë shqiptarin me 6 muaj burg.

eduart dida

Sondazh

Poll