Aktualitet

'Ishin duke pirë në tavolina të ndara'/ Banori, për vrasjen në Bulqizë: Me Dritanin piva kafe! Sherri filloi në lokal

Ai tha se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin, në të njëjtin lokal ishte edhe viktima.

15 Gusht 2023, 10:12 Nga a.l
'Ishin duke pirë në tavolina të ndara'/ Banori,
Dëshmia e banorit të fshatit Shupenzë

BULQIZË- Një banor i fshatit Shupenzë, aty ku mbrëmjen e djeshme u vra 26-vjeçari Dritan Manjani ka treguar disa rrethana ndryshe të ngjarjes. Ai tha se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin, në të njëjtin lokal ishte edhe viktima. Banori pretendon se sherri mes dy të rinjve ka nisur në lokal dhe se sipas tij disa orë para mesnatës 26-vjeçari është vrarë me thikë. 

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit. 

dritan manjani dorjan dema

Sondazh

Poll