Bota

‘JO’ nga BE për negociatat/ Zaev drejt dorëheqjes, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

18 Tetor 2019, 12:25 Nga DOSJA
‘JO’ nga BE për negociatat/ Zaev drejt dorëheqjes, opozita

MAQEDIONIA E VERIUT–  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mendon që të largohet nga posti i Kryeministrit pas mos marrjes së një date për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas agjensisë së lajmeve italiane ANSA, Zaev ka dhënë dorëheqjen, duke iu referuar burimeve e saj diplomatike në Samitin e Këshillit të Europës.

Sipas dështimit me negociatat, Zaev nuk e ka pritur mirë këtë vendim, por mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se ende nuk ka një largim të Kryeministrit dhe gjithçka do të vendoset pas një mbledhje urgjente të qeverisë. 

Kryeministri më herët kishte paralajmëruar dorëheqjen nëse Maqedonisë së Veriut nuk do ti hapeshin negociatat me BE-në. Për këtë gjë ka reaguar dhe opozita ku kërkon që Zaev të largohet nga posti i Kryeministrit dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohëshme. 

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dështojnë negociatat me be-në zoran zaev dështojnë negociatat me be-në zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2019, 11:55

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...