Bota

“SHBA-Itali miq që nga Roma e lashtë”/ Gafa e Trump lë pa fjalë përkthyesen, reagimi epik i saj (VD)

18 Tetor 2019, 10:58 Nga DOSJA
“SHBA-Itali miq që nga Roma e lashtë”/ Gafa e Trump

SHBA- Gafa e presidentit Trump gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun italian në “Shtëpinë e Bardhë” ka lënë pa fjalë përkthyesen italiane. Reagimi i saj mori shumë vëmendje në media. Ajo qëndronte e ulur pas presidentit Trump dhe sapo presidenti amerikan bëri komentin në lidhje me miqësinë Itali-SHBA fytyra e saj ndryshoi menjëherë. Daily Mail shkruan se e vetmja gjë që lidh Amerikën me Romën e Lashtë është fakti se themeluesit e SHBA-së adhuronin perandorinë e vjetër evropiane dhe kërkonin ta imitonin në SHBA.


Presidenti italian, Sergio Mattarella zhvilloi një vizitë në SHBA, ku pati edhe një takim me presidentin Trump. Në fjalën e tij Trump bëri gafa të pafalshme për postin e tij. Ajo gafë që mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve ishte: “SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gafa e trump miqesia shba-itali gafa e trump miqesia shba-itali

Sondazh

Poll