Bota

18 Tetor 2019, 11:55 Nga DOSJA

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se karteli i drogës kishte si qëllim të lironin djalin e “El Chapos” dhe në përfundim e kanë arritur.

Lufta nisi pasi djali i “El Chapos” sapo ishte arrestuar, por nuk është lejuar marrja e tij nga policia pasi kanë ndërhyrë persona të armatosur dhe kanë ndjekur policët. Policët janë sulmuar nga karteli i drogës dhe janë detyruar që ta lënë të lirë djalin e “El Chapos”. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Ministri i Sigurimit në Meksikë, Alfonso Durazo. Durazo ka bërë me dije se një patrullë nga policia e militarizuar e Gardës Kombëtare fillimisht është sulmuar brenda një shtëpie në qytetin Culiacan. Pasi policia ka hyrë në atë shtëpi ka gjetur katër burra, duke përfshirë Ovidio Guzman. Ky i fundit akuzohet për trafik droge në SHBA.

Mbreti i ri i drogës në Meksikë Nemesio Cervantes, i njohur ndryshe si pasardhësi i “El chapos” ka nisur një luftë të egër kundër karteleve rivale duke e çuar dhunën në vend në nivele ekstreme. Cervantes dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzëna dhe foshnjeve si pjesë e luftërave të vazhdueshme të drogës në Meksikë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lufte ne meksike pamje te frikshme lufte ne meksike pamje te frikshme

Sondazh

Poll