Bota

Djali kalon gardhin rrethues dhe hyn në kopështin e luanëve / Pamje rrënqethëse

17 Tetor 2019, 19:28 Nga DOSJA
Djali kalon gardhin rrethues dhe hyn në kopështin e luanëve /

NEW DELHI – Vizitorët e kopshtit zoologjik të Neë Delhi kanë ngelur të shokuar ditën e sotme, pasi një djalë është parë teksa ka kaluar gardhin rrethues në parkun e luanëve, dhe pa hezituar është futur në të.

Djali 28-vjeçar i quajtur Rehan Khan, nga Behari i Indisë, është përshkruar si i paqëndrueshëm mendërisht nga dëshmitarët prezentë të kopshtit zoologjik, pasi rojet e sigurisë së kopshtit i kanë thërritur atij disa herë teksa po kalonte gardhin, por më kot pasi 28-vjeçari ishte i bindur në atë që po bënte dhe i ka shpërfillur ata.

 

A man jumps into Lion’s fence in #Delhi zoo, survives. pic.twitter.com/RFwYKyqyKK

— TOI Delhi (@TOIDelhi) October 17, 2019

Më pas djali u filmua teksa ishte ulur ballë për ballë më një nga luanët, i cili nuk i bëri asgjë atij, por për më tepër e lejoi njeriun t’i shtrihej pranë dhe ta përkëdhelte.

Stafi i kopshtit zoologjik tregoi se një luan i përmasave të tilla si ai i kopshtit, mund t’i marrë jetën një njeriu në vetëm 15 sekonda.

Sipas tyre, djali ka shpëtuar mrekullisht, dhe veprimet e luanit nuk janë aspak të zakonta, pasi ajo nuk është një kafshë miqësore për njerëzit.

Burimi:RT

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djali hyn ne kafazin e luanit new delhi djali hyn ne kafazin e luanit new delhi

Sondazh

Poll