Bota

Mamaja detyrohet të shikojë sesi hajduti 26-vjeçar i pret kokën dy fëmijëve të saj të mitur

17 Tetor 2019, 20:15 Nga DOSJA
Mamaja detyrohet të shikojë sesi hajduti 26-vjeçar i pret

ARKANSASZhvillohet proçesi gjyqësor për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Arkansas.

Michael Collins, 26 vjeç akuzohet për vrasjet e vitit 2017 të Mariah Cunningham,dhe dy fëmijëve të saj të mitur  A’Layliah Fisher, 5 vjeç, dhe Elijah Fisher 4 vjeç.

Collins dhe vëllai i tij i vogël akuzohen se hynë në shtëpinë Marias, në  Little Rock të Cunningham me synimin për ta grabitur atë.

Prokuroria thotë se kur të dyshuarit nuk arritën të gjenin para, Collins vendosi të ndëshkonte nënën duke e detyruar të shikonte vrasjet e fëmijëve të saj.

A’Layliah u godit me thikë më shumë se 20 herë dhe gati se koka e saj ishte gati e shkëputur nga trupi , ndërsa vëllai i saj 4-vjeçar u godit me thikë 14 herë dhe vrasësi i preu atij edhe kokën.

Cunningham dëshmoi masakrën e fëmijëve të saj para se të goditej me thikë më shumë se 30 herë.

Krimi i bërë nga 26-vjeçari është një nga krimet më të rënda të ndodhura në Arkansas 20 vitet e fundit, dhe ende nuk dihet masa e ndëshkimit që do të marrë i dënuari.

Banorët ë Arkansasit, janë ende të shokuar nga krimi i ndodhur dy vite më parë, edhe pse shteti nuk e ka si ligj, banorët kërkojnë dënimin me vdekje për Michael Collins.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota  a'layliah fisher elijah fisher mariah cunningham michael collins  a'layliah fisher elijah fisher mariah cunningham michael collins

Sondazh

Poll