Sport

VIDEO/ Atletico - Granada 3-1: Goli i Depay vulosi fitoren, skuadra e sulmuesit Uzuni dorëzohet në “Metropolitano”...

Goditja mahnitëse e Depay prej 25 metrash i dha Atleticos një fitore në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Granadës.

15 Gusht 2023, 07:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Atletico - Granada 3-1: Goli i Depay vulosi fitoren, skuadra e sulmuesit

SPANJE - Atletico kishte nevojë për një goditje fantastike si ajo e Memphis Depay nga 25 metra për të vulosur në një fitore 3-1 ndaj Granadës në “Metropolitano” në hapjen e La Ligës. Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni ishte për 90 minuta në fushën e lojës, por pa mundur të linte gjurmë.

“Bardhekuqtë” kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me gjuajtjen e Alvaro Moratas nga afër, pas një 45-minutëshi me pak emocione.

Pjesa e dytë pati më shumë veprime, me Samos (62’) nga afër që bëri 1-1 për Granadën në një kundërsulm. Gjithsesi, barazimi zgjati pak pasi pesë minuta më pas mendoi Depay që të rikthente në avantazh skuadrën e Atleticos. Holandezi shënoi një gol fantastik teksa lëshoi një silurë nga distanca me topin që u preh në trekëndësh, pa i lënë asnjë shans reagimi portierit Ferreira.

Në fund, pati kohë edhe për një gol të Llorente në minutën e 98-të dhe kështu me rezultratin 3-1 vendasit ia dolën ta ruanin me sukses avantazhin duke koleksionuar tre pikët e para të kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll