Sport

VIDEO/ Debutimi një makth i vërtetë: Edouard Mendy bën një gabim skandaloz…

Ish-portieri i Chelseat, Edouard Mendy, vështirë se do ta kujtojë me dashuri debutimin e tij në ligën elitare të futbollit të Arabisë Saudite.

14 Gusht 2023, 21:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Debutimi një makth i vërtetë: Edouard Mendy bën

ARABIA SAUDITE - Ish-gardiani i ‘bluve’ të Londrës, u transferua te Al Ahly gjatë verës dhe luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën Profesioniste Saudite, mbrëmë vonë.

Debutimi ishte një makth i vërtetë për Edouard Mendy në Al Ahly që fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Al Hazemit, por senegalezi ishte tërësisht përgjegjës për golin e pësuar.

Në minutën e 50-të, ai mori një pasim nga një bashkëlojtar, por më pas fjalë për fjalë ia dhuroi topin kundërshtarit, duke ia dhënë direkt në këmbë. Vinicius i Al Hazem mori menjëherë kontrollin dhe teksa pa portën bosh, tentoi një gjuajtje-kros në drejtim të saj.

Portieri mundi vetëm ta shikonte sesi topi përfundoi në rrjetën e portës së tij. Gabimin “komik” të Edouard Mendyt mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Në rrjetet sociale, tifozët nxituan të kujtojnë pagën e Mendyt në Arabinë Saudite, 12 milionë dollarë në vit, si dhe 3 milionë shtesë në formën e bonuseve. Megjithatë, me gabime të tilla, Mendy mund të mbetet pa bonusin bujar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll