Sport

Tottenham e gjen shpejt “sozinë” e Harry Kane, mendon për sulmuesin e Chelseat!...

Tottenham ka gjetur një zëvendësues për Harry Kane e të shitur te Bayern

14 Gusht 2023, 21:47 Nga DOSJA
Tottenham e gjen shpejt “sozinë” e Harry Kane, mendon për

ANGLI - Siç dihet, sulmuesi Harry Kane ka kaluar te Bayern Munich, teksa bavarezët kanë paguar 100 milionë euro për transferimin e tij, shumë që mund të rritet me 20 milionë të tjera në formën e bonuseve të ndryshme që lidhen me performancën e tij te skuadra gjermane.

Për ta plotësuar ketë boshllëk, drejtuesit e Tottenham nuk janë lodhur shumë. Atyre i pëlqente Romelu Lukaku, ndaj menjëherë menduan se e kishin gjetur një zëvendësues për Kane.

Sipas mediave angleze, bosët e Spurs janë pajtuar me sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku. “Dashi” belg kërkon të largohet nga “blutë” dhe është në kërkim të një skuadre të re. Londinezët janë gati ta shesin atë, nëse marrin 35 milionë paundë për të drejtat e tij. Sezonin e kaluar, Lukaku ishte te Interi, ku luajti si huazim.

Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur gjithsej 37 ndeshje për zikaltrit në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 7 asistime. Për belgun janë të interesuar edhe disa skuadra nga Arabia Saudite, por ai dëshiron ta vazhdojë karrierën në Evropë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll