Sport

ZYRTARE/ Alex Oxlade-Chamberlain tani te ekipi i ri, pas ndarjes nga Liverpool...

Alex Oxlade-Chamberlain (29), ish-mesfushori i Arsenalit dhe Liverpool, do të luajë për herë të parë në një klub jashtë Anglisë.

14 Gusht 2023, 18:45 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Alex Oxlade-Chamberlain tani te ekipi i ri, pas ndarjes nga

ANGLI - Alex Oxlade-Chamberlain, futbollisti me 35 ndeshje për kombëtaren e Anglisë nënshkroi një kontratë të vlefshme për tre sezone me Beshiktaş. 

Në deklaratën zyrtare, të klubit turk janë të gjitha detajet në lidhje me pagën dhe shpërblimet që do të marrë lojtari.

"Alex Oxlade-Chamberlain ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2025/2026. Lojtari do të marrë një bonus neto nënshkrimi prej 1.5 milion € dhe një pagë vjetore të garantuar neto prej 2.5 milion €. Përveç kësaj, për çdo ndeshje të luajtur, në varësi të numrit të minutave të luajtura, lojtari do të marrë shumën maksimale prej 10.000 euro”, tregon Beşiktaş.

Ish-lojtari i Liverpoolit bëhet transferimi i dytë më i mirë i Beshiktashit këtë verë, pas atij të Ante Rebic (29-vjeçar), gjithashtu pa kontratë, pas ndarjes me AC Milan.

I trajnuar nga Senol Gunes, Beşiktaş është afër kualifikimit në “play-off” të Conference League.  Turqit fituan 3-1 në ndeshjen e raundit ndaj Neftchi Baku.

Southampton, Arsenal dhe Liverpool janë skuadrat në Angli për të cilat luajti Alex Oxlade-Chamberlain. Mesfushori i Liverpool ka shënuar 18 gola dhe 15 asistime në 146 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll