14 Gusht 2023, 18:20
Nga DOSJA

SPANJE - Arda Güler është operuar me sukses për dëmtimin e meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë. Në mëngjesin e kësaj të hëne, ai iu nënshtrua një operacioni të vogël. Zona është pastruar dhe është bërë një artroskopi, e cila mund të shkurtojë javët e tij të rikuperimit.
Koha e parashikuar e pushimit është gjashtë javë. Pas kësaj ndërhyrjeje, shërbimet mjekësore të Madridit vazhdojnë të vënë bast për një plan konservator pa asnjë nxitim, në mënyrë që Güler të rikthehet në kushtet më të mira.
Dëmtimi i Güler u njoftua më 29 korrik, gjatë turneut të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara. Ai duhej të kthehej në kryeqytetin e Spanjës përpara pjesës tjetër të grupit për të filluar rikuperimin e tij. Në atë kohë, stafi mjekësor i Real Madridit nuk jepte detaje në lidhje me thellësinë e dëmtimit dhe klubi bardhezi refuzoi të caktonte afate për problemin fizik.
Tashmë ata janë më optimistë, siç u shpreh vetë Ancelotti i pyetur në Bilbao për kohët e rikuperimit të futbollistit turk. “Koha e rikuperimit të Güler është mjaft e shkurtër. Mendoj se mund të rikuperohet shumë shpejt”,- tha trajneri italian.
Nuk ka ende një datë kthimi, megjithëse kalendari nxjerr një të mundshme në derbin e Metropolit të 24 shtatorit. Güler është lojtari i parë i dëmtuar i Real Madridit që i është nënshtruar një operacioni. Ende nuk dihen datat e operacioneve të Courtois dhe Militaos, të dëmtuar së fundmi, më seriozisht se talenti turk. Me gjasa kjo do të vendosen mes ditës së sotme dhe nesër.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Gusht 2023, 18:06
ANGLI - Në fillim të shkurtit 2023, policia britanike njoftoi se procedimet ligjore kundër Mason Greenwood, aktualisht i regjistruar ...
Sport
14 Gusht 2023, 17:47
ITALI - Së fundmi, Mădălina Ghenea ka konfirmuar lidhjen e saj me tenistin Grigor Dimitrov (32 vjeç, 33 ATP), të dy janë shfaqur së...
Sport
14 Gusht 2023, 17:25
FRANCE - Superylli brazilian është informuar nga drejtuesit e “Parc des Princes” se nuk është i dëshiruar më në...
Sport
14 Gusht 2023, 17:02
ANGLI - Jack Grealish mendonte të zgjeronte rezidencën e tij luksoze prej 6 milionë eurosh, për të ndërtuar një suitë ar...
Sport
14 Gusht 2023, 16:47
ITALI - Kuqezinjtë e Milanit po tentojnë të sigurojnë një numër “9” në ditët e fundit të merkatos. Dhe ...
Sport
14 Gusht 2023, 16:31
ANGLI - Chelsea dhe Liverpool e nisën me nga një pikë në Premier League, pasi barazuan 1-1 në Stamford Bridge...
Sport
14 Gusht 2023, 16:20
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo ka filluar të grumbullojë trofe si lojtar te Al Nassr, pasi udhëhoqi ekipin e tij për t&...
Sport
14 Gusht 2023, 15:53
KROACI - Dinamo Zagrebit ka vënë në dispozicion biletat fizike për ndeshjen vendimtare ndaj AEK-ut (15/8, ora 20:00) dhe tifozët...
Sport
14 Gusht 2023, 15:20
ARABIA SAUDITE - Sa më shumë kalojnë orët, aq më afër është marrëveshja e Neymarit në përfundimin e...
Sport
14 Gusht 2023, 15:09
SPANJE - Real Madridi zyrtarizoi të hënën ardhjen e portierit më të shtrenjtë në histori… në formë huazimi.&...