Sport

Një “tifoz” luksi në Chelsea - Liverpool, por tani i harruar në mes të katër rrugëve...!

I mbetur pa skuadër, ai nuk arriti të ishte transferimi më i shtrenjtë i Real Madrid, duke zhgënjyer për pritshmëritë ndaj tij

14 Gusht 2023, 19:05 Nga DOSJA

Një “tifoz” luksi në Chelsea - Liverpool, por tani i

ANGLI - Chelsea dhe Liverpool barazuan me rezultat 1-1, në “Stamford Bridge”, në një ndeshje të javës së parë të Premier League. 

Në moshën 32-vjeçare, Eden Hazard ndërpreu kontratën me Real Madridin, edhe pse marrëveshja ishte e vlefshme për të paktën edhe një sezon. Në kërkim të një skuadre, ylli belg ishte i pranishëm në përballjen mes Chelseat dhe Liverpool-it, me praninë e tij diskrete. 

Një “tifoz” luksi në Chelsea - Liverpool, por tani i

Dëshira e Eden Hazardit dhe familjes së tij është të qëndrojë në Madrid, por deri më tani nuk ka marrë oferta nga skuadrat e kryeqytetit spanjol (Rayo Vallecano, Getafe dhe Atletico Madrid).

Belgu u mor nga Real Madridi, si një yll i vërtetë në vitin 2019 prej Chelsea për 115 milionë euro, por asnjëherë nuk i përmbushi pritjet. I rrënuar shpesh nga problemet mjekësore, mesfushori bëri 76 paraqitje dhe shënoi 7 gola në katër sezonet e tij në kryeqytetin spanjol.

Një “tifoz” luksi në Chelsea - Liverpool, por tani i

Në sezonin e përfunduar së fundmi, Hazard grumbulloi vetëm 392 minuta në Real Madrid, në 10 ndeshje, një gol dhe dy asistime. Eden Hazard është lojtari i tretë që largohet zyrtarisht nga Real Madridi këtë verë, pas Marco Asensio dhe Mariano Diaz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll