Sport

Çmenduri! Fanela e re e Harry Kane kushton 100 euro, nga shitjet brenda një dite grumbullohet një shumë e frikshme rekord …

Fanelat origjinale të Kane kushtojnë nga 75 euro (fëmijë) deri në 138 euro. Bayerni nuk kishte fituar kurrë kaq shumë, në një ditë, nga shitja e fanelës së një lojtari.

14 Gusht 2023, 22:25 Nga DOSJA
Çmenduri! Fanela e re e Harry Kane kushton 100 euro, nga shitjet brenda

GJERMANI - Harry Kane (30) ka mbërritur, për kënaqësinë e një numri të madh të tifozëve të Bayern Munichut. Dhe që nga ai moment ka pasur kërkesa të shumta për fanelat me mbiemrin e tij.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit dhe Anglisë, pas një sage të vërtetë dhe ulje-ngritjeve të shumta, mbërriti në Gjermani natën mes të premtes dhe të shtunës dhe nënshkroi për Bayernin.

Klubi anglez do të marrë 100 milionë euro dëmshpërblim fiks, ndërsa 10 milionë të tjera mund të merren nëse plotësohen kushtet për aktivizimin e bonusit. Harry Kane do të fitojë maksimumi 25 milionë euro në vit bruto te gjigandi gjerman, përfshirë bonuset.

Kapiteni i Anglisë u bë kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Bayernit dhe Bundesligës. Nisur nga “Cainmania”, që trondit tifozët e gjigandit gjerman, do të kthejë shpejt një pjesë të mirë të investimit. “Bild” bëri të ditur se para përfundimit të ditës së djeshme, ditën e parë të plotë të Kane si lojtar i klubit të ri, ai theu rekordin e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Bayerni, në fakt, nuk ka fituar kurrë kaq shumë në një ditë me fanelën e një lojtari. Në dyqanet e tifozëve dhe shitjet online, ai shiti më shumë se 10 mijë fanela me emrin dhe numrin e golashënuesit para fundit të ditës së djeshme. 

Fanelat origjinale të Kane kushtojnë nga 75 euro (fëmijë) deri në 138 euro. Nëse marrim parasysh se kjo fanelë kushton 100 euro si çmim mesatar, atëherë duket qartë se klubi nga Munichu nga shitja e fanelave të Harrit ka grumbulluar më shumë se 1.000.000 euro vetëm të dielën.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll